Fuqitë ekzekutive të Presidentit të Francës

Fuqitë ekzekutive të Presidentit të Francës

Sot qytetarët francezë u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Në balotazhin e sotëm janë duke garuar kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, i cili është pro-Bashkimit Evropian, dhe liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Por, cili është pushteti që do ta ketë Macron apo Le Pen nëse fitojnë sot në zgjedhjet presidenciale.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP e ka bërë një listë me pushtetin që do ta ketë presidenti i ri i Francës, shkruan Express.

Pushtetet e përgjithshme

Zgjidhet drejtpërdrejt

Është shef i forcave të armatosura

Ka pushtet për të urdhëruar përdorimin e armëve bërthamore

Në maksimum ka të drejt për dy mandate pesëvjeçare.

E ka fjalën e fundit në gjithë politikën e jashtme.

Merr kontroll të plotë nëse vendi është nën kërcënim serioz dhe të pashmangshëm.

Mund të propozojë referendume pa aprovimin e Parlamentit.

Për ta hedhur atë në gjyq nevojiten dy të tretat e votave në dy dhomat e Parlamentit.

Ekzekutivi

E zgjedh kryeministrin dhe nëse partia e tij e kontrollon Parlamentin, presidenti është de fakto shef i ekzekutivit.

Mund ta zëvendësojë kryeministrin

E drejton kabinetin

Gjyqësori

Është imun ndaj përndjekjes

Ka pushtet për t’i falur kriminelët e dënuar.

Parlamenti

Mund ta shpërbëjë Parlamentin

(një herë në vit)

Mund të propozojë ligje

Me kryeministrin, ai mund të detyrojë kalimin e ligjeve nëse Parlamentin nuk voton mocionin e mosbesimit