Numri i personave të vdekur është rritur në 4, ndërsa numri i personave të zhdukur është 192, njoftuan autoritetet indoneziane pas aksionit tre ditorë të shpëtimit dhe h" />

Fundoset trageti në Indonezi, vdesin 4 persona

Fundoset trageti në Indonezi, vdesin 4 persona

Numri i personave të vdekur është rritur në 4, ndërsa numri i personave të zhdukur është 192, njoftuan autoritetet indoneziane pas aksionit tre ditorë të shpëtimit dhe hetimit mbi fundosjen e tragetit të pasagjerëve në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).

Trageti u fundos të hënën në liqenin Toba, jo shumë larg qytetit Maden në veri të Sumatras. Fillimisht u lajmërua se një person ka humbur jetën, ndërsa 49 janë zhdukur.

Kreu i Mbrojtjes Civile (Basarnas) Muhammad Syaugi sot në mëngjes njoftoi se ekipet e shpëtimit nga liqeni kanë nxjerrë 4 trupa të pajetë, ndërsa janë shpëtuar 18 të tjerë.

“Pas hetimit dhe bisedës me dëshmitarët e fatkeqësisë dhe familjet kemi vërtetuar se gjatë fundosjes së tragetit janë zhdukur 192 persona”, tha Muhammad.

Ministria indoneziane e Transportit njoftoi se aksioni i shpëtimit do të zgjasë të paktën edhe tre ditë, ndërsa në të marrin pjesë më shumë se 400 shpëtimtarë.

Policia supozon se fundosja e tragetit ndodhi për shkak të kushteve të këqija klimatike dhe numrit të madh të pasagjerëve.