Fundjavë në Shqipëri, dyndje në doganën e Morinës

11.03.2017 14:54
Fundjavë në Shqipëri, dyndje në doganën e Morinës

Këtë fundjavë dogana e Morinës në Kukës ka përballuar një fluks të lartë të shtetasve kosovarë.

Dhjetëra mjete dhe autobusë kanë hyrë në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm me destinacion zonat bregdetare dhe Tiranën, njofton Top Channel.

“Do shkojmë në Tiranë, në vendin tonë. Nuk jemi jabanxhinj”, shprehet një qytetar.

Do shkojmë në Sarandë. Por edhe në qytete të tjera. Rrugës do ta vendosim”, thotë një tjetër.

Kufirin e Shqipërisë e kanë kaluar 1500 shtetas me 400 automjete. Ky fluks është përballuar nga punonjësit e doganës me 5 sportele funksionale. Edhe pse veriu i vendit është përfshirë nga erëra të forta dhe shi dhe në zonat malore reshje bore, udhëtarët nga Kosova nuk kane pasur probleme me qarkullimin.