“Fund shkatërrimtar ndaj Kosovës” – reagimi i medieve letoneze për miqësoren

“Fund shkatërrimtar ndaj Kosovës” – reagimi i medieve letoneze për miqësoren

Në Letoni e konsiderojnë “shkatërrimtare” humbjen në fund të përfaqësueses së tyre ndaj Kosovës, me rezultat 4-3.

“Letonia kaloi tri herë në epërsi, por humbi me një fund shkatërrimtar ndaj Kosovës”, shkruan në titull mediumi letonez, Sportacentrs.com.

“Kombëtarja e Letonisë e mbylli në mënyrë të dhimbshme vitin 2017, me një humbje ndaj Kosovës, që përfundoi me dy gola të Kosovës në fund, edhe pse Letonia pati tri herë epërsinë e ndeshjes”, shkruan Sportacentrs.com.

Kosova e mposhti me rezultat 4-3 Letoninë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua sot në dtadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë.

Për Kosovën golat i shënuan Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Besar Halimi dhe Elbasan Rashani. /Insajderi.com