FSK pajiset me automjete ushtarake të prodhuara në SHBA

FSK pajiset me automjete ushtarake të prodhuara në SHBA

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni u bë e ditur se 51 automjete ushtarake do të jenë për Kosovën.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes kryeministri Haradinaj, tha se FSK po modernizohet me mjete ushtarake.”FSK është një trupë profesionale gjithpërfshirëse. Sot ne po bëhemi dëshmitar se FSK k po modernizohet me mjete ushtarake.

Kjo tregon se kjo forcë po bëhet sipas kërkesave të NATO-s. Transformimi do të bëhet në koordinim të plotë me aleatët tanë. FSK është e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, e shqiptarëve, e serbëve e të gjithëve që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

Ministri i FSK Rrustem Berisha, tha se furnizimi me këto automjete do të mundësojë modernizimin e pajisjeve të FSK-së. “Sot është një ditë e veçantë për ministrinë dhe për FSK-në sepse furnizimi me automjete taktike të cilat do të jenë në shërbim të FSK-së është e një rëndësie të veçantë që ndikon në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.