FSK-ja vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm

27.03.2017 13:52
FSK-ja vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm

Instituti Kosovar  për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave KIPRED, ka bërë shpalosjen e matjeve të opinionit publik kosovar të periudhës 15 nëntor 2016 deri me  15 shkurt 2017,  për institucionet e sigurisë në vend dhe për drejtuesit kryesor të këtyre institucioneve.

Sipas rezultateve të prezantuara, për herë të pestë me radhë, FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë  3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së zoti Haki Demolli  është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88.

Sipas publikimit, Forca e Sigurisë së Kosovës besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve e ka nga qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, përderisa ka ndryshime të shifrave në përqindje në rajonet tjera, që gjithashtu besueshmëria për FSK-në është e lartë.

Sipas një komunikatë të FSK-së, këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të  punës së palodhshme  dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të  FSK-së.

“Ky rezultat është edhe pasojë e menaxhimit dhe drejtimit  shumë transparente të MFSK-së dhe FSK, në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni aktual që kanë”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com