Fshehu arin në zorrën e trashë, ecja e dyshimtë çoi në kapjen e tij (Foto)

Fshehu arin në zorrën e trashë, ecja e dyshimtë çoi në kapjen e tij (Foto)

Një burrë është arrestuar pasi kishte tentuar të trafikonte ari dhe stoli me peshë 1 kilogram, të cilat i kishte fshehur në zorrë të trashë.

Zyrtarët e Doganës në Sri Lankë i kanë gjetur 904 gramë ari, në vlerë rreth 26 euro të fshehura brenda zorrës së trashë.

I arrestuari, 45-vjeçar nga Sri Lanka, po udhëtonte për në Indi kur u ndalua në aeroportin ndërkombëtar të Kolombos.

Disa raste të ngjashme kanë ndodhur në vitet e kaluara në këtë vend.

Trafikuesit në rajon blejnë ari në vende si Dubai dhe Singapor, ku ari është relativisht i lirë, dhe më pas e sjellin në Indi për ta shitur më shtrenjtë.

Një zyrtar doganor ka thënë për BBC se e kishin vërejtur të dyshuarin pasi ai kishte ecur në mënyrë të dyshimtë.

Më pas gjithçka është zbuluar nga skanerët, ka shtuar ai./Express/