Ai thotë se detyrohet që ujin për pije ta bar" />

Banorët e fshatrarave rreth Liqenit të Batllavës pa ujë të pijes në shtëpi

Banorët e fshatrarave rreth Liqenit të Batllavës pa ujë të pijes në shtëpi

Kaq afër e ka liqenin e Batllavës, por Murat Dili nuk ka ujë të pijshëm në shtëpinë e tij, në fshatin Orllan të Podujevës.

Ai thotë se detyrohet që ujin për pije ta bartë me traktor, pasi atë nga puset e përdorë vetëm për pastrim, raporton KTV.

Ai kritikon institucionet për zvarritje të projektit ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.

Në organizatën “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” e cila ka përcjellë projektin për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në Orllan dhe rreth 10 fshatra përreth, kërkojnë që pas ndarjes së mjeteve, të nisin punimet menjëherë.

Edhe rreziqet për shëndetin e banorëve të kësaj ane, sipas Zekës, duhet të jenë arsye shtesë për përshpejtimin e veprimeve.

Në Komunën e Podujevës dhe Ujësjellësin Rajonal “Prishtina”, kanë njoftuar se në maj është nënshkruar marrëveshja për hartimin e projektit zbatues për furnizimin e këtyre fshatrave me ujë të pijshëm.

“Komuna në buxhetin e saj ka miratuar projektin “Ujësjellësi në Orllan” dhe për vitin 2018, ka ndarë buxhet me një shumë fillestare prej 50 mijë eurosh, ndërsa për vitin 2019 ka planifikuar shumën prej 120,729 eurosh, duke lënë të hapur edhe mundësinë për rritje të buxhetit për këta dy vjet, varësisht nga dinamika e realizimit të projektit”, ka thënë Nazmi Elezi, zëdhënës i Komunës së Podujevës.

Përmes telefonit, drejtori ekzekutiv i ujësjellësit, Ilir Abdullahu, ka thënë se ata vetëm do të mbështesin projektin.

Sipas tij, zbatimi i projektit duhet të bëhet nga Ministria e Mjedisit, si financuese e projektit.

Në këtë ministri, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje lidhur me atë se kur pritet të nisin punimet dhe detaje të tjera për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.