Fshati i vogël në Zvicër kthehet në kompleks hotelesh

Fshati i vogël në Zvicër kthehet në kompleks hotelesh

Fshati më i vogël malor i Zvicër ka dalë me një plan të pazakontë për ta shpëtuar atë nga zhdukja, për t’u bërë në një hotel gjigant, shkruan “Daily Mail”.

Fshati malor i Corippos, i vendosur në kantonin italianfolës të Ticinos në Zvicër, arriti në përfundimin se ka të ngjarë të përballet me zhdukjen totale në të ardhmen, pasi ka vetëm 13 banorë të mbetur, përcjell albinfo.ch.

Ky fshat që ndodhet në një lartësi prej 600 metrave mbi nivelin e detit, dikur kishte 300 banorë, me sheshe të vogla dhe një kishë, por tani shumë pak banorë.

Kryebashkiaku Claudio Scettrini, 54-vjeçar është i vetmi në këtë komunë, që nuk është në pension dhe familjen prej tre anëtarëshe kanë vendosur të largohen, duke bërë që fshati të mbetet vetëm me dhjetë banorë.

Për të shpëtuar fshatin nga zhdukja totale, një fondacion i quajtur “Corippo 75”, ka dalë me një plan të pazakontë, duke nisur një projekt rizhvillimi turistik.

Fshati me shtëpitë e bukura të tij prej guri, shtigjet e ngushta dhe pamjet e bukura malore, do të shndërrohet në një kompleks të madh hotelistik për të sjellë jetën në të.

Çmimet do të ishin të arsyeshme me vetëm 100 deri në 120 franga për një natë, duke përfshirë edhe mëngjesin. Sipas mediave lokale, ky plan mund të zbatohet në pranverën e vitit 2018.

Image result for CoripposImage result for Corippos