Artikull i sponzoruar

“Fshati” në mes të Prishtinës që të kthen në shekullin XIX

“Fshati” në mes të Prishtinës që të kthen në shekullin XIX

Se a mund të ketë fshat në midis të Prishtinës është pyetje sa ironike aq edhe e çuditshme. Por, dikush këtë gjë e ka bërë duke ndërtuar “Fshatin” e shekullit XIX, e jo një fshat të kohës sonë.

Kur futesh te restaurant “Fshati” dy gardhe me dru natyralë e asimetrik të shtrojnë një pamje me çka do të përballesh brenda, teksa hundët vetëm janë mbushur me aromë druri. Padyshim me të shkuar koka në tavan sheh drunjtë që kanë mbajtur me shekuj pullazet e kullave tona, e tash të ricikluar në këtë restaurant, që bartin dërrasat me nyejt e mbetura në fytyrat e tyre. Kurse ndriçimi del nga kabllot që nuk kanë vend nga druri.

Do të ju kalojë një kohë më e gjatë në këmbë duke shikuar artin e zhvilluar brenda. Masive është një dërrasë rreth 6 metra e gjatë, pa asnjë gozhdë, pa asnjë kapëse, por ashtu siç është ndarë prej trungut të drurit. Kjo dërrasë është kulmi i një banaku që jashtë kulturës sonë të dërgon me mendje te filmat “Western”, ku kaubojt rrokullisnin birrat me shpejtësi, teksa sytë përball banakut ua mbushin pijet e renditura në trarët po aq të vjetër sikur trarët e tavanit.

Tek “Fshati” asgjë nuk shkon me shpejtësi. Kjo mundësohet edhe nga rehatia që gjen në tavolinat dhe karriget e restaurantit. Trarët kryesorë mbajtës në shekuj janë zgjedhur si drurët më të mirë. Ata janë gjetur të hedhur në kënde të ndryshme të atyre që kanë prishur shtëpitë e vjetra dhe janë futur në funksion. Janë prerë në formë cungu, i është shtuar një bazë flegre lisi dhe tablo e tavolinës padyshim një dru që ka një pamje më shumë moderne.

Shkojmë edhe më larg. Ikim nga fasadat me gritha e pa gritha, me ngjyra e pa ngjyra. Kthehemi te kashta e çërpiqi. Një separe e futur më brenda nga rendi i tavolinave tjera të jep privatësinë më të madhe, pa u brengosur se çka flet apo flet me zë të lartë. Rreth e rreth muri është me kashtë e mbrapa rrinë trimërisht disa burra të vjetër shqiptarë të stampuar në pikturë.

Nivelet e ndryshme brenda lokalit që të vërvitin herë në një kujtim e herë në një tjetër, nuk përfundojnë këtu. Pranë dy tavolinave mund të shijoni peizazhe që ju qetësojnë. Por, së pari duhet të hapni dritaret e integruara brenda lokalit. Do të kënaqeni kur shihni se setrën apo xhaketën tuaj do ta lëni të kapur në grabujë.

Një gjë mos e lini pa e parë në “Fshat”. Kur futeni brenda, kaloni një gardh simbolik në anën e djathtë dhe shkoni në qosh të lokalit. Do të shihni art mes një cung druri fort të ndërlikuar nga nyjet shekullore.

“Fshati” ju pret më mirë se kurrë dhe më mirë se askund tjetër! Rruga B, mes ndërtesash moderne, e gjeni margaritarin e traditës sonë që triumfalisht jeton.