‘Frashër Oseku kërkoi të mos arrestohej para fëmijëve, policët nuk e dëgjuan’

‘Frashër Oseku kërkoi të mos arrestohej para fëmijëve, policët nuk e dëgjuan’

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një reagim zyrtar për arrestimin e aktivistit të tyre, Frashër Oseku.

Sipas tyre Policia ka qenë arbitrare në ndërhyrje dhe se arrestimi është bërë në sy të familjes së tij.

Madje sipas VV-së, asnjëri prej policëve nuk ka identifikuar vetën, ani pse një gjë e tillë ka kërkuar familja e Osekut.

Sipas tyre cilado që të jetë arsyeja e arrestimit të Osekut, policia nuk ka të drejtë të sillet në mënyrë arbitrare, duke mos e treguar arsyen dhe duke mos u identifikuar.

Oseku sipas VV-së ka ofruar bashkëpunim me policinë, duke thënë se do të paraqitej vetë në stacion, posa të përcillte fëmijët deri në shtëpi, por se nuk u morr parasysh nga Policia.

“Morëm vesh nga mediat se është arrestuar duke hyrë në Kosovë veterani i luftës çlirimtare, Frashër Oseku. Z. Oseku ka qenë në kufirin e Hanit të Elezit duke u kthyer në atdhe prej Suedisë ku jeton në mërgatë, bashkë me familjen e tij.

Policia nuk ia ka bërë me dije se përse e kanë arrestuar, dhe kanë refuzuar të identifikohen me emër ose numër personal edhe pse ky i është kërkuar nga familjarët e z. Oseku.

Cilado që të jetë arsyeja e arrestimit të z. Oseku, policia nuk ka të drejtë të sillet në mënyrë arbitrare, duke mos e treguar arsyen dhe duke mos u identifikuar. Për më tepër që z. Oseku ka ofruar bashkëpunim me policinë, duke thënë se do të paraqitej vetë në stacion, posa të përcillte fëmijët deri në shtëpi.

Frashër Oseku ka kontribuar në luftën çlirimtare si vullnetar i ardhur nga mërgata, e ai është plagosur rëndë në luftën që e çliroi Kosovën. Ky trajtim i veteranit dhe invalidit të luftës është i padenjë, dhe nuk i bën nder as policisë e as qeverisë së Kosovës. Nuk mbrohen simbolet e imponuara duke burgosur ata që kanë luftuar për lirinë.” thuhet në reagimin e VV-së