Frank Sinatra dhe të famshmit e tjerë që kanë qenë spiunë

Frank Sinatra dhe të famshmit e tjerë që kanë qenë spiunë

Kur ju mendoni për spiunët, mund të mendoni për njerëz të cilët mund të luajnë në çdo situatë në ngjashmëri me një kameleon, dhe mund të punojnë pa u vënë re, ndërsa mbledhin informacione të vyera.

Çfarë ju ndoshta nuk keni menduar ndonjëherë është se spiun mund të jetë edhe një njeri i famshëm.

Shpesh agjencitë e spiunazhit përzgjedhin njerëz të famshëm dhe të fuqishëm, në mënyrë që të përfitojnë nga lidhjet e tyre, dhe të shfrytëzojnë dëshirën e njerëzve të tjerë me influencë për tu shoqëruar me ta. Ja cilët janë disa nga spiunët më të famshëm në histori.

  1. Frank Sinatra

Duhet të bëjmë një gjë të qartë para se të diskutojmë mbi llojin e spiunazhit që Frank Sinatra dyshohet se mori pjesë: nuk ka patur kurrë konfirmim zyrtar për të. Megjithatë, thashethemet kanë mbijetuar për vite me rradhë në lidhje me përfshirjen e “Syve Blu” (emri me të cilin e thërrisnin Sinatrën) me mafian dhe, besoni apo jo, CIA-n. Lidhur me bashkëpunimit e tij me mafian janë më shumë të vërteta sesa thashetheme, ndërsa përfshirja e tij me CIA-n është diçka e hamendësuar dhe përfolur, por me pak fakte zyrtare. Sipas vajzës së tij, Tina, Sinatra shpesh ka bërë favore për CIA-n. Ai nuk ishte një spiun në kuptimin tradicional, por ai ka vepruar si një ndërlidhës i fshehtë për ta. Çfarë ndërlidhte ai? Njerëz. Kjo është e vërtetë, Frank Sinatra ishte në dukje një trafikant njerëzish për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës. Meqenëse Sinatra fluturonte rreth botës me avionë çarter privatë, tregon vajza e tij, CIA e kontaktonte atë dhe i jepte dikë për ta transportuar, në rastet që CIA nuk donte të linte gjurmë.

  1. Cary Grant

Nëse do të përzgjidhnit personin ideal në jetën e përditshme i cili do të bënte rolin e një spiuni elegant dhe babaxhan që ju shihni në filma, nuk do të përzgjidhnit person tjetër veçse Cary Grant. Aktori ishte një joshës i sjellshëm, dhe në fakt u shfaq në disa filma që flisnin për spiunazh. Atij thuhet se ju ofrua roli i James Bond, por nuk pranoi. Çfarë ju ndoshta nuk keni kuptuar është se ndërsa Cary Grant jetonte dhe punonte në Hollywood, ai ishte duke punuar si operativ për qeverinë britanike. Jo, ai nuk po përpiqej të vidhte sekrete amerikane apo ndonjë informacion sekret. SHBA dhe Britania e Madhe kanë qenë dhe mbeten aleatë. Pra, çfarë po bënte ai? Ai mbante lidhje mbi simpatizantë të dyshuar të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë edhe aktorët e tjerë si Errol Flynn, duke mbajtur sytë dhe veshët hapur për çdo shenjë telashi në qarqet e brendshme të Hollivudit. Grant ishte një mbështetës historik i çështjes britanike gjatë përpjekjeve të luftës, dhe në fakt dhuroi të ardhurat e tij për realizimin e dy filmave mbi forcat britanike. Në vitin 1947, Grant mori Medaljen e Mbretit për Shërbimin mbi Çështjen e Lirisë.

  1. Marlene Dietrich

Marlene Dietrich ishte një nga aktoret më të famshme të Gjermanisë me bindje dhe e vendosur kundër Hitlerit dhe regjimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aktorja kryente spektakle në mbështetje të forcave aleate, por sipas FBI-së, në fillim të luftë dyshohej se ishte një spiune gjermane. Megjithatë, shumë persona besojnë se roli i saj ishte shumë afër me atë të luajtur nga karakteri Diane Kruger në filmin Bastardët Famëkeq”. Është njësoj si të thuash, ajo ishte një “tradhtare” e atdheut të saj dhe dëshironte në mënyrë të dëshpëruar të ndihmonte në humbjen e luftës nga Rajhu i Tretë. Dietrich thuhet se punoi vullnetarisht për agjencinë e spiunazhit në Zyrën e Shërbimeve Strategjike, edhe pse shumë nga kontributet e saj gjatë përpjekjeve të luftës përfshijnë mbajtjen lart të moralit të trupave në luftën e tyre kundër nazistëve. Në fund të fundit ajo ende kishte familjen që jetonte në Gjermani dhe nuk do të ishte e besueshme si një spiune naziste operative. Megjithatë, ajo është një nga yjet më të famshëm e cila besohet të ketë punuar për qeverinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe është i vetmi person në këtë listë për të cilën dyshohej për spiunazh për të dyja palët.

  1. Harry Houdini

Në qoftë se do të donit ndonjëherë të rekrutoni dikë për të bërë spiunin, a nuk do të kishte sens të rekrutonit artistin më të madh iluzionist në histori? Harry Houdini ishte, sipas një biografie të kohëve të fundit, një operativ në shërbim të forcave aleate, për Scotland Yard, dhe të Shërbimit Sekret të SHBA. Thuhet, se Houdini i binte përqark botës duke raportuar dhe monitoruar anarkistët ruse si dhe mblidhte informacionit të vlefshëm për qeveritë e Shtetet të Bashkuara dhe Britanike, duke përdorur turnetë e tij të planifikuara rregullisht si mbulesë. Mendohet se, disa prej shërbimeve që Houdini bënte për autoritetet përfshinin vizita në stacionet policore në mbarë botën, duke këmbëngulur që ta mbyllnin, dhe të përdorte aftësitë e tij artistike për të shpëtuar dhe për tu larguar nga stacioni. Në të njëjtën kohë, ai mblidhte informacion të vlefshëm. Një nga lidhjet që gjendjen në biografi është ajo me William Melville, një spiun britanik, i cili shpesh përmendet nga Houdini në ditarin e tij, dhe i cili ishte duke punuar për Scotland Yard kur Houdini gjoja filloi punën e tij si një agjent të fshehtë për agjencinë britanike.

  1. Sterling Hayden

Ndoshta nuk mund t’ju kujtohet menjëherë emri Sterling Hayden, por në qoftë se ju keni parë ndonjëherë ndonjë filma klasik ju me siguri jeni ndeshur me aktorin e famshëm. Aktori është shfaqur në filma të tillë si “Dr Strangelove” dhe “The Godfather”, në të cilin ai luajti rolin e policit të korruptuar që Michael Corleone qëlloi në restorant. Por përveç të qenit një aktor i famshëm, Hayden ishte një operativ i fshehtë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Ky fakt është konfirmuar nga jo më pak se qeveria e SHBA-së. Hayden thuhet se u parashutua në Kroaci – çfarë ka të bëjë kjo me spiunazhin dhe parashutimin? – në mënyrë që të studionte lëvizjet në rritje të fashistëve në këtë zonë. Kjo ndodhi kur ai punonte për Zyrën e Shërbimeve Strategjike gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe vetëm disa vite përpara se ai të bëhej ylli i filmit Xhungla e Asfaltit.

  1. Lucky Luciano

Ndoshta njeriu më pak “i famshëm” se gjithë të tjerët në këtë listë, Lucky Luciano është ndoshta personi më famëkeq për të cilin po shkruajmë. Luciano, nëse nuk e njihni, është një prej gangsterëve më të famshëm amerikanë të të gjitha kohërave. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, agjencia e Inteligjencës Detare dyshonte se nazistët kishin marrë informacione mbi lëvizjet e anijeve në oqeanin atlantik, dhe gjithashtu dinte se familjet e krimit të organizuar kontrollonin portet në New York City. Dhe ja ku shfaqet Lucky Luciano. Luciano ishte rekrutuar nga Zyra e Shërbimeve Strategjike, së bashku me shokun e tij famëkeq, bosin e mafias Meyer Lansky për të gjetur informatorët nazistë. Dyshja mafioze gjeti emrat e mijëra informatorëve duke vënë në jetë operacionin nën emrin e koduar “Underworld”. Por loja e “spiunit” Luciano nuk mbaron, ai e ndihmon sërish qeverinë teksa Zyra e Shërbimeve Strategjike iu afrua atij për të përdorur kontaktet në Siçili për të gjetur informacion në lidhje me lëvizjet e trupave naziste në Itali. Lidhjet e Lucianos patën sukses pasi mafia siçiliane ndërhyri dhe ndihmoi Gjeneralin Patton të hapë rrugën e pushtimin duke vrarë snajperat përgjatë rrugëve në Itali.

  1. Greta Garbo

Greta Garbo ishte një yll i Hollywoodit. Aktorja e lindur në Suedi nuk ishte vetëm një fytyrë e bukur e ekranit. Ajo u propozua për katër çmime “Academy Awards” para se të tërhiqej nga aktrimi në moshën 35-vjeçare, në vitin 1941. Sipas tregimeve, dalje e saj nga skena në atë periudhë mund të mos ketë qenë një rastësi, pasi shumë besojnë se ajo ka punuar si një spiune britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Greta Garbo, sipas autorit Charles Higham, ishte rekrutuar nga zbulimi britanik dhe, sipas shumë veteranëve të luftës që ai pretendon të ketë intervistuar, aktorja ka kryer disa misione të klasifikuara shumë sekret për Aleatët gjatë luftës. Një prej misioneve që kreu, thuhet, ishte të transportonte fshehurazi një person nga Kopenhagen në Britani, mision të cilin ajo e realizuar me sukses së bashku me të dërguarin e posaçëm Winston Churchill dhe spiunin kanadez Sir William Stephenson. Dhe në qoftë se pyesni kush ishte njeriu që ju kërkua të ndihmonte për ta futur fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar? Ai ishte Niels Bohr, i cili kontribuoi për zhvillimin e bombës atomike.

  1. Moe Berg

I lindur në vitin 1902, Moe Berg ishte një lojtar profesionist bejsbolli, dhe ndryshe nga shumica e bashkëkohësve të tij, ai ishte një njeri jashtëzakonisht i mirë arsimuar. Berg kaloi vitet e tij universitare në Princeton para se të merrte diplomën në ligje nga Kolumbia University, dhe ka luajtur në ligat e mëdha në fund të viteve 1920 dhe në fillim të viteve 1930. Oh, dhe pastaj ai shkoi dhe u bë spiun. Berg kishte kaluar disa kohë në Japoni para në SHBA të merrte pjesë në Luftën e Dytë Botërore, dhe i dorëzoi qeverisë disa pamje fotografike që kishte bërë, dhe më vonë ai u bë një anëtar i agjencisë së fshehtë “Zyra e Shërbimeve Strategjike”. Në këtë detyrë, u bë një spiun me kohë të plotë, u parashutua në Jugosllavi për të bashkuar grupet e rezistencës në rajon, duke dhënë vlerësimet e tij mbi përzgjedhjen e grupeve të caktuara të rezistencës që Shtetet e Bashkuara do të mbështesin në përpjekjet e tyre. Në vitin 1944 ai udhëtoi nga Evropa në Amerikë për të rekrutuar fizikantë. Ju dha “Medalja e Lirisë”, por në fakt nuk e pranoi atë. E pranoi motra e tij më vonë, pasi ai vdiq në vitin 1972.

  1. Roald Dahl

Ka shumë shanse që ju të keni lexuar një libër nga shkrimtari legjendar për fëmijë Roald Dahl. Është ky djalosh i cili shkroi “Shtrigat dhe Charlie” dhe “Fabrika e Cokollatave”. Sigurisht, ju nuk mund ta keni kuptuar se në të njëjtën kohë që ai publikontë romanet klasike, ishte bashkëpunëtor i agjencisë se spiunazhit dhe inteligjencën britanike. Po kë po spiunonte? Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi, aspekti më i këndshëm se si Dahl kryente detyrat e tij të fshehtë, ishte fakti i duhej të hynte nën çarçafët e zonjave amerikane për të marrë informacion. Dahl u dërgua në Amerikë për të joshur gratë e manjatëve të naftës dhe madje edhe një kongresiste të quajtur Clare Boothe Luce, burri i së cilës ishte botuesi i revistës Time. Dhe historia bëhet edhe më e bukur nga kjo pikë, pasi Dahl u përdor aq shumë nga oreksi seksual i Boothe Luce sa ju lut Inteligjencës Britanike të braktiste misionin se nuk ja dilte dot, shkruan Tirana Observer.

  1. Julia Child

Ne e dimë se çfarë jeni duke menduar dhe përgjigja është po, ajo Julia Child. E njëjta Julia Child e cila u bë një kuzhiniere e njohur dhe shpesh dilte në skenë pak – ose shumë – nën efektin e alkoolit gjatë shfaqjeve shumë të famshëm të gatimit, e cila punoi për Zyrën e Shërbimeve Strategjike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Child ka punuar si oficere e zbulimit gjatë luftës, duke organizuar krijimin e kanaleve të flukseve të informacionit për aleatët nga vende si Kina dhe Ceiloni. Child ishte fillimisht një daktilografiste e Zyrës së Informacionit të Luftës para se të transferohej tek Zyra e Shërbimeve Strategjike, ku u takua edhe me burrin e saj, Paul. Nëse e keni parë ndonjëherë gatimin e saj e dini se sa e rrëmujshme ishte në kuzhinë, por ajo kishte një vëmendje të tillë tek detajet duke merituar disa medalje.