Në Francë janë parandaluar disa sulme terroriste ditëve të fundit

08.09.2016 19:31
Në Francë janë parandaluar disa sulme terroriste ditëve të fundit

Presidenti francez Francois Hollande ka deklaruar se “përpjekje të ndryshme për atentate janë parandaluar ditët e fundit në Francë”. Gjatë një diskutimi mbi demokracinë dhe terrorizimin në Paris, Hollande nuk ka përjashtuar edhe mundësinë e sulmeve të reja.

“Do të fitojmë vetëm nëse jemi të bashkuar. Kohezioni është mbrojtja jonë më e mirë. Në fund të luftës, demokracia do të triumfojë, nuk kam asnjë dyshim, –ka thënë ai.

“Do të bëj gjithçka për të mbrojtur francezët. Terroristët do të gjunjëzohen dhe shkatërrohen”.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi kryeministri francez Manuell Valls, ka thënë se kërcënimi terrorist në Francë “nuk ka qenë asnjëherë kaq i lartë”, duke nënvizuar që shërbimi inteligjent po mban nën vëzhgim mbi 15 mijë individë të dyshuar si të radikalizuar, ku 689 gjenden në Siri dhe në Irak (mes tyre 275 gra dhe 17 minorenë).

Vallas pastaj vuri theksin te nevoja për të mbrojtur francezët dhe luftuar kundër radikalizmit edhe përmes sistemit edukativ dhe shërbimeve sociale.