Franca reagon për referendumin në Turqi

Franca ka thënë se referendumi për të zgjeruar kompetencat e institucionit të Presidentit në Turqi tregon ndarjet e thella shoqërore në Turqi, derisa i ka bërë kërkesë presidentit Erdogan që të heqë dënimin me vdekje.

Franca reagon për referendumin në Turqi

Rezultati i ngushtë në referendumin e Turqisë për t’i dhënë presidentit kompetenca gjithëpërfshirëse paraqet ndarjen e shoqërisë turke, tha të hënën zyra e presidentit francez Francois Hollande.

“Është në dorë të turqve dhe vetëm e atyre që të vendosin se si ata duan të organizojnë institucionet e tyre politike, por rezultatet e publikuara tregojnë se shoqëria turke është e ndarë në lidhje me reformat e planifikuara”, tha zyra e Hollande në një deklaratë për medie, shkruan Reuters.

Në një deklaratë të veçantë, Ministria e Jashtme e Francës i bëri thirrje qeverisë turke që të respektojë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ndalimin e dënimit me vdekje. /Insajderi.com

Lexo edhe:

PDK shkel zotimin e Kadri Veselit për transparencë