Fotot Live të Apple do të funksionojnë me çdo uebsajt

Fotot Live të Apple do të funksionojnë me çdo uebsajt

Përgatituni të shikoni më shumë Foto Live. Apple publikoi ditën e Enjte LivePhotosKit JS, një ndërfaqe programimi API me të cilën zhvilluesit mund të hapin rrugë për fotot live në uebsajtet e tyre.

Zhvilluesit mund ta shtojnë si një element DOM, si çdo imazh apo video tjetër, dhe të specifikojnë mënyrën e luajtjes duke klikuar apo thjesht pozicionuar mausin mbi të, shkruan PCworld.

Por kjo nuk është hera e parë një fotot live të iOS gjejnë rrugën për në ueb. Vitin e kaluar Google prezantoi aplikacionin Motion Stills ku përdoruesit e iOS mund të stabilizonin fotot live dhe ti shpërdanin ato si një video apo GIF.

Fotot live debutuan në 2015-ën, dhe ishin një tipar karakteristik i iPhone 6S dhe 6S Plus. Më pas ato pushtuan iPhone SE, iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPad 9.7 inç dhe iPad Pro.

Lëvizja e Apple vjen pas përpjekjeve të Snap për të dërguar videot në ueb si dhe përmirësimeve të ndjeshme të ueb aplikacionit të Instagram.

API-ja e re vlen për Safari, Chrome, Mozilla Firefox, Microsoft Edge dhe Internet Explorer.