Fotot dhe gjërat personale që tregojnë jetën e militantit krah ISIS-it

Fotot dhe gjërat personale që tregojnë jetën e militantit krah ISIS-it

Tre militantë të rinj të ISIS’it kishin mbetur të vrarë buzë lumit Tigër në Irak. Ata lanë prapa disa gjëra personale, mes tyre edhe disa fotografi që tregojnë në mënyrë të paparë deri më tani jetën e tyre si anëtarë të organizatës terroriste, shkruan BBC.

Fotografitë e të riut të vrarë tregojnë jetën e tij dhe të familjes, si dhe kohën kur shkoi të luftonte për ISIS’in.

Në mesin e gjërave gjenden edhe disa shënime që merrnin ata gjatë betejave në front.

Një prej fotografive më të rënda është kjo që paraqet militantin të veshur në një këmishë ngjyrë kafe dhe doreza të zeza, teksa duart i mban në bark.

Në trup ai ka të mbështjellë një rrip të mbushur me mjete shpërthyese, kurse dorezat i mban për ta fshehur telin që detonon bombën për ta vrarë atë bashkë me viktimat pranë tij.

 

Nga fotografitë mund të shihet se gati të gjithë militantët që bënin pjesë në atë grup ishin të rinj, që iu nënshtruan lehtë propagandës së terrorizmit.

Në një paketim barnash, mund të shihet se si terroristët kanë prerë me thikë sytë e një foshnjeje të paraqitur në fotografi.

Organizata terroriste ISIS gjithnjë e më shumë po humb territor në vendet ku ende është aktive.