Fotoreportazh: Kaosi i shenjave

Një shëtitje nëpër rrugët e kryeqytetit. Një vëzhgim për shenjat e komunikacionit shumica e të cilave janë vendosura gabim e shumë tjera janë dëmtuar.

Fotoreportazh: Kaosi i shenjave
Burimi i fotografisë: Agan Kosumi/ Insajderi

Për trafikun e Prishtinës gati të gjithë ankohen. Kaos në secilën rrugë, kolona në secilën pjesë.

Por në komunën e Prishtinës në pjesë të caktuara të qyteti janë të vendosura shenja trafiku në mënyrë ta pa rregullt,gjithashtu gjinden edhe shenja të cilat janë të dëmtuara si dhe që shfrytëzohen si hapësira reklamuese.

img_3036
Në trotuarin për lëvizje të këmbësorëve, pranë Komunës së Prishtinës gjendet një shenjë trafiku e cilën njoftimi për ndalim parkimi është i kthyer në drejtim të kundërt.

img_3032-1
Gjithashtu në Rrugën “Ilir Kunushevci”, shenja e cila tregon vendkalimin e këmbësorëve është larguar krejtësisht dhe është vendosur përmbi një gjenerator.

img_3034
Shenja e cila tregon rrugën e emërtuar “ Lidhja e Prizrenit”, është deformuar dhe qëndron e mbështetur pranë një muri të një ndërtese.

img_3045
Edhe shenja e cila tregon rrugën “ Johan V. Hahn” është shtrembëruar dhe qëndron e fshehur pas një tjetër shenje trafiku.

img_3042-1
Në rrugën “Fehmi Agani”, afër ndërtesës së OSBE-së, dy shenja trafiku qëndrojnë të rrëzuara të mbështetura pranë murit të ndërtesës.

img_3053
Shenjë trafiku e dëmtuar hasen edhe në rrugën Bulevardi “Bill Klinton”, e cila  qëndron në mënyrë të pjerrët.
img_3044
Në rrugën “Garibaldi”, shenja e cila tregon për ndalim parkimi pranë objektit të Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, shenja është e mbuluar nga rrethojat dhe nga degët  e pemës pranë saj.
img_3067
Shenja e cila tregon rrugën “Pashko Vasa” në lagjen Pejton, është e ngarkuar edhe me një reklamë të një biznesi privat.
img_3039
Në lagjen “Qafa”, rruga “UCK”, janë të vendosura dy herë të njëjta shenja, të cilat tregojnë për vendndodhjen e shkollës si dhe për lëvizjen e nxënësve pranë rrugës.
img_3063img_3064img_3048img_3046
Përveç shenjave që janë të dëmtuar dhe të vendosura gabimisht, në kryeqytet hasen edhe shtylla të shenjave të trafikut, në të cilat nuk janë të vendosura shenjat përkatëse./Insajderi.com