Fotoja që tregon se si krejt udhëheqësit e LDK-së nënshtrohen para Rrahim Pacollit

Fotoja që tregon se si krejt udhëheqësit e LDK-së nënshtrohen para Rrahim Pacollit

Përqafime dhe shumë disponim. Është 16 maji i këtij viti. Lideri i LDK-së, Isa Mustafa me të gjithë anëtarësinë e partisë janë në rezidencën e Behgjet Pacollit, kryetarit të AKR-së.

“Po lind koalicioni i shpresës”, thoshte Mustafa, kur lidhi koalicion me AKR-në.

Në shumë video e fotografi të publikuara nga ajo ceremoni, Mustafa dhe anëtarësia e partisë shihej në disponim të mirë.

Rrahim Pacolli shihet teksa organizon gjithçka rreth kësaj ceremonie. Me sekretarit organizativ, e gjithë kryesia e LDK-së madje lëshojnë edhe disa batuta.

Por gjashtë muaj pas, kur AKR-ja në Prishtinë lidhi koalicion me Shpend Ahmetin e Lëvizjes Vetëvendosje, akuzat e LDK-së ndaj kësaj partie u bënë tepër serioze.

Të mërkurën, pasi u publikua marrëveshja mes Ahmetiti dhe Selim Pacollit, kandidatit të AKR-së për kryetar të Prishtinës, LDK-ja filloj akuzat ndaj Rrahim Pacollit.

Edhe pse vet Abrashi në një intervistë për Express, të mërkurën e pranoi se kanë diskutuar me Selimin.

“Ne kemi bisedu, e kam thënë edhe publikisht. Kemi bisedu me Selimin, kemi shpalosë se çka mund të merret prej programit të tyre”, ka thënë Abrashi.

Por kur Abrashi doli së bashku me Vjosa Osmanin në Klan Kosova, të dytë sulmuan Rrahim Pacollin.

Madje Vjosa Osmani iu drejtua koalicionit të VV-së me AKR-në në Prishtinë si koalicioni “Shpendi-Rraha” duke iu drejtuar me një “nofkë” sekretarit të AKR-së.