Fotoja që ktheu analistët kundër Ivanka Trump

21.03.2017 20:32
Fotoja që ktheu analistët kundër Ivanka Trump

Presidenti Donald Trump dhe e bija e tij, Ivanka, janë në qendër të akuzave sërish.

Në fundjavë, Ivanka Trump publikoi në Tëitter një foto të saj në afërsi të Kancelares gjermane Angela Merkel. Trump dhe Merkel ishin në kuadër të ‘diskutimeve të rëndësishme’ gjatë vizitës së Merkel në shtëpinë e Bardhë.

Që nga publikimi i fotos, shumë njerëz janë kthyer kundër Ivankas, derisa thuhet se e bija e Presidentit nuk duhej të ishte e pranishme në një takim me liderë të huaj, shkruan Express.

“Imagjinoni nëse Hillary Clinton do të takohej me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Chelsea Clinton do të ishte afër saj në një takim zyrtar. Nuk mund ta imagjinoni. Është e paimagjinueshme”, thotë analisti Matt McDermott.

“Marrëdhëniet në mes të Gjermanisë dhe SHBA-ve janë çështje serioze dhe jo familjare. Nuk pajtohem me prezencën e Ivankas’, tha Siegrfried Muresan.