Fotografitë e frikshme nga festa e Helloween në Prishtinë

Fotografitë e frikshme nga festa e Helloween në Prishtinë

Festa tashmë e njohur në mbarë botën si Halloween, e cila ndryshe njihet dhe si nata e shpirtrave të frikshëm, sonte është duke u festuar edhe në sheshet e Prishtinës.

Edhe pse moti është  i ftohët, shumë  prej fëmijëve kanë veshur kostume nga më të ndryshmet për të kremtuar këtë festë.

Të rinjtë po e shijojnë e festojnë këtë datë, këtë po e tregojnë veshjet e tyre, maskat të cilat i kanë të vendosura në fytyrë duke u munduar që të paraqesin një pamje sa më të frikshme, ku nuk mungojnë as gjuajtët me vezë ndaj njëri tjetrit.

Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit.

600 vjet p.e.s. populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit, duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.

Druidët, lloj besimi, ia përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve. Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj, largonin shpirtrat e këqij të vitit paraprak. Më pas, shuanin përkohësisht zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.

Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Evropë. Kisha ua mori Keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së krishterimit. Ishte At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin, duke e quajtur dita e të gjithë shpirtrave. Për të mos shtrembëruar besimin te Samhai, kjo ditë është menduar të jetë edhe dita e të vdekurve.

Vetëm në shek. XIX Halloween arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve. Irlandezët, të cilët shtegtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshime të dukshme.