Fotografia e paqartë e të dyshuarit për sulm ndaj biznesmenit sirian në Shqipëri

Fotografia e paqartë e të dyshuarit për sulm ndaj biznesmenit sirian në Shqipëri

Edhe pse pa fytyrë të zbuluar mirë, por targat e veturës po, mediat shqiptare kanë botuar fotografi në të cilën pretendohet se është personi që rrahu para 16 dite biznesmenin nga Siria, Fadi Mitri, përfaqësues i kompanisë Omnix Albania, kompania e të cilit do të investonte 450 milionë euro në Lalëz.

Sipas gazetës “Tema” në Shqipëri, në foto është personi që rrahu biznesmenin që më pas u largua nga Shqipëria.

“Ky person ka vozitur veturën Vosksagen Tauerg i zi me targa italiane, dallohet qartë i dëmtuar në krahun e djathtë si pasojë e përplasjes”, shkruan “Tema”.

Fotografinë sipas gazetës e posedon bashkëshortja e biznesmenit Mitri dhe sulmuesi i dyshuar ka emrin Skender Kraja që ndodhe në qeli ëpr posedim të një sasie të vogël droge.

Biznesmeni i rrahur ikën nga Shqipëria – vendi humbë 450 milionë euro