Fotografi mbresëlënëse të një prej vullkaneve më aktiv në botë

Fotografi mbresëlënëse të një prej vullkaneve më aktiv në botë

Afër 10 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një prej vullkaneve më aktiv, Etnas.

Disa prej tyre, sipas Daily Mirror janë turistë, ndërsa nga materiale llave kanë mbetur të lënduar edhe pjesëtarët e një skuadre vullkanologësh.

Riaktivizimi i vullkanit nisi dy ditë më parë me disa shpërthime të vogla në kraterin e ri juglindor të tij, i cili iu shtua aktivitetit ekzistues në majë.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotografi që shfaqin nga afër kraterin e vullkanit.