“Ecja nëpër male” e Veselit me vartësin e tij në SHIK

“Ecja nëpër male” e Veselit me vartësin e tij në SHIK

Shefi i ish-Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli dhe ish-drejtori i Kundër Zbulimit në këtë organizatë, Ferat Shala, janë bërë bashkë sërish së fundmi.

Ata kanë vendosur të dalin e të ecin diku në male. Nuk dihet se në cilat bjeshkë kanë dalë, por duket se kanë bërë një ecje goxha të gjatë.

Fotografitë i ka publikuar vet Shala në “fan page-in” e tij në Facebook.

” Ecje në bjeshkët e bukura të Kosovës!”, ka shkruar Shala në postimin e pesë fotografive së bashku me Veselin.