Foto e pazakontë e ambasadorit amerikan në Kosovë (Foto)

Foto e pazakontë e ambasadorit amerikan në Kosovë (Foto)

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të akredituar në vendet e Ballkanit, si në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Kroaci dhe vende të tjera, kanë realizuar një takim me dy diplomatë të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee dhe Matthew Palmer.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në llogarinë e tij në Twitter, i cili ka publikuar edhe një fotografi të pazakontë.

Ambasadorët, përfshirë edhe zyrtarët e lartë nga Uashingtoni, në këtë fotografi shihen duke kërcyer me duart e ngritura lart.

Fotografia është realizuar në Sarajevë gjatë një takimi pune mes ambasadorëve amerikanë në vendet e Ballkanit.

“Jam mbushur me energji prej takimit me ambasadorët amerikanë nga rajoni, ku diskutuam për përmirësimin e bashkëpunimit dhe të sigurisë rajonale, dhe për forcimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Delawie.