Foshnjat po vdesin nga kequshqyerja

Foshnjat po vdesin nga kequshqyerja

Të paktën 400 mijë civilë janë bllokuar nga regjimi sirian në rajonin lindor pranë kryeqytetit Damask, duke i lënë të luftojnë me kequshqyerjen.

Të paktën dy fëmijë kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes dhe qindra të tjerë janë duke u përballur me një situatë të tmerrshme pasi objektet për përkujdese shëndetësor janë shkatërruar dhe shumica prej tjerëve janë jo-funksionale.

Një pjesë e periferisë së Damaskut, Ghouta lindore është nën rrethimin e forcat e regjimit që nga dhjetori i vitit 2012.

Ky regjim e ka vështirësuar rrethimin e tij muajin e fundit, duke i ndaluar banorët që të ushqehen dhe të marrin shërbimet shëndetësore e që kjo ka rezultuar me rritjen e  vdekjeve të foshnjave.

“Numri i vdekjeve të foshnjave është rritur në mënyrë dramatike për shkak të mungesës së qumështit dhe ushqimit të mjaftueshëm”, ka thënë një nga zyrtarët e qendrës mediale në Ghouta Lindore.

Viktima e fundit ishte Sehar Difda, një fëmijë njëmujor i cili ka vdekur nga kequshqyerja.

Mjeku lokal Yahya Abu Yahya ka thënë se foshnja ka vdekur nga mungesa e ushqimit sepse edhe nëna e tij ishte e kequshqyer, foshnja është varrosur të dielën.

Siria është zhytur në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad ka goditur një trazirë të papritur.

Regjimi sirian mbështet hapur nga Irani dhe Rusia. Sipas zyrtarëve të OKB-së qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë shpërngulur. /Insajderi.com