Formula 4 e lë pa dy këmbë – adoloshenti po lufton me vdekjen

Formula 4 e lë pa dy këmbë – adoloshenti po lufton me vdekjen

Javën e kaluar një shofer garash 17 vjeçar nga Britania, iu është dashur t’ia prenë këmbët pas lëndimeve të pësuara në një ndeshje të Formula 4.

Tinejxheri Billy Monger u përplas në pjesën e prapme të një makine tjetër i cili kishte ndaluar në pistën e parkut Donington, raporton gazeta The independent.

Monger, nga Surrey, pas ndeshjes është dashur të nxirret nga makina para se të dërgohej në një spital aty pranë.

Në një deklaratë të përbashkët nga familja Monger dhe ekipi garues i Billit, lajmi u konfirmua se kirurgët ishin detyruar të amputonin të dyja këmbët.