Kuvendi i Kosovës ka miratuar formimin e komisionit të përkohshëm që do të merret me verifikimin e mandateve të deputetëve.
Udhëheqësi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, ka dhënë 30 minuta pauzë, që t’i jepet kohë komisionit në fjalë për ta kryer punën e vet.
Më pas ky komisioni do t’i raportojë Kuvendit për punën e vet.
Vlen të theksohet se në përbërje të këtij komisioni nuk ka asnjë anëtar të koalicionit PAN, pasi ata nuk ishin në sallë./Insajderi.com