Formohet këshilli i CAS-it që do jap vendimin përfundimtar rreth Kosovës në FIFA

Formohet këshilli  i CAS-it që do jap vendimin përfundimtar rreth Kosovës në FIFA

Federata e Futbollit e Serbisë pret që deri në fund të vitit të merret vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), për ankesën e saj për pranimin e Kosovës në UEFA pasi gjykata ka konfirmuar se e ka formuar këshillin që do marrë vendimin përfundimtar.

Kosova në UEFA u pranua në fillim të majit, ndërsa vendimi u pasua me pranimin në FIFA dhe me përfshirjen e Kosovës në eliminatoret e ardhshme dhe të dy skuadrave në gara evropiane të futbollit.

Megjithëse vendimi është i plotfuqishëm dhe tashmë i zbatueshëm, serbët të paktën publikisht shprehen se presin që vendimi në ankesën e saj të jetë pozitiv.

Të martën është raportuar se Gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë ka formuar këshillin që deri në fund të vitit të marrë vendimin përfundimtar për ankesën e Serbisë ndaj pranimit të Kosovës në UEFA.

Gabriel Lansky, avokati austriak, firma e të cilit e ka bërë ankesën në emër të Federatës serbe në Lozanë, është shprehur i bindur se “Këshilli do të marrë vendim të drejtë që do të jetë në përputhje me rregulloret”, shkruan gazeta serbe Vesti, transmeton Insajderi.

Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA në muajin maj të këtij viti, pas një pritje të gjatë prej rreth 16 vjetësh.

Edhe pse çështja e Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës është në CAS, përfaqësueset kosovare do të kenë drejt të fillojnë garat edhe para marrjes së vendimit përfundimtar. /Insajderi.com