Përfaqësuesja e Kosovës nesër do të synojë fitoren parë këtë vit, pas 6 humbjeve rad" />

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Letoninë [Foto]

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Letoninë [Foto]

Kosova do të zhvillojë ndeshjen miqësoren me Letoninë, në stadiumin olimpik “Adem Jashari”.

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do të synojë fitoren parë këtë vit, pas 6 humbjeve radhazi të pësuara në kualifikueset për Botëror, shkruan Insajderi.

Në këtë ndeshje, kombëtarja do të jetë nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Muharrem Sahiti, deri në emërimin e pasuesit të ish-selektorit, Albert Bunjaku.

Në takimin e fundit të luajtur në Mitrovicë, Kosova kishte pësuar keq nga Turqia, duke u mundur me rezultatin 6:1.

Më poshtë keni formacionin e mundshëm të Kosovës për këtë ndeshje, e cila luhet nesër me fillim nga ora 19.30. /Insajderi