Formacioni më i mirë i futbollistëve pa kontratë

Formacioni më i mirë i futbollistëve pa kontratë

Me hapjen e merkatos së verës fillon periudha e furishme e transferimeve të futbollistëve.

Në të përfshihen klubet që kërkojnë të përmirësojnë grupin aktual, por jo të gjithë janë të gatshëm të bëjnë shpenzime të tepruara.  ose hedhin në shtëpi përmes dritares.

Këtu është vendi të nënvizojmë disa aktorë të rëndësishëm të kësaj loje magjike, që mund të merren si transferime të lira. Ekipet që duan të përfitojnë nga rasti për t’u përforcuar duhet të nxitojnë, shkruan Telesport.

“Marca”, prestigjiozja spanjolle ka hartuar top-formacionin me lojtarë, të cilët janë të lirë këtë verë, mund të merren me kosto zero.

Portierë

Titullar: Willy Caballero (Manchester City, 35 vjeç)

Zëvendësues: René Adler (Hamburg, 32 vjeç)

Mbrojtës qendrorë

Titullarë: Pepe (Real Madrid, 34 vjeç), Djourou (Hamburg, 31 vjeç)

Zëvendësues: John Terry (Chelsea, 36 vjeç)

Mbrojtës anësorë

Titullarë: Trémoulinas (Sevilla, 31 vjeç), Gael Clichy (Manchester City, 31 vjeç)

Zëvendësues: Antonio Luna (Eibar, 26 vjeç), Glen Johnson (Stoke City, 32 vjeç)

Mesfushorë

Titullarë: Lucas Leiva (Liverpool, 30 vjeç), Santi Cazorla (Arsenal, 32 vjeç), De Rossi (Roma, 32 vjeç)

Zëvendësues: Michael Carrick (Manchester United, 35 vjeç), Tiago Mendes (Atlético Madrid, 36 vjeç)

Sulmues

Titullarë: Frank Ribéry (Bayern Múnich, 34 vjeç), Ibrahimovic (Manchester United, 35 vjeç), Ricardo Quaresma (Besiktas, 33 vjeç)

Zëvendësues: Jesús Navas (Manchester City, 31 vjeç), Huntelaar (Schalke 04, 33 vjeç)