Formacionet zyrtare: Republikë e Irlandës – Kosovë

25.03.2017 13:45
Formacionet zyrtare: Republikë e Irlandës – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 do të ballafaqohet me Republikën e Irlandës duke filluar nga ora 14:00 e ditës së shtunës.

Për këtë sfidë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, raporton Insajderi.

Në formacionin e Kosovës, trajneri Rafet Prekazi ka futur gjashtë futbollistë që vijnë nga Superliga e Kosovës, ndërsa pesë të tjerë janë kosovarë që luajnë jashtë kufijve të Kosovës.

Për irlandezët në portë është inkuadruar portieri i të rinjve të Manchester United, Kieran O’Hara.

Sfida është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian që do të mbahen në vitin 2019. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare e Kosovës në nivelin U-21. /Insajderi.com