Formacionet Real Madrid – Real Betis

Formacionet Real Madrid – Real Betis

Real Madrid dhe Real Betis do të përballen sonte, nga ora 22:00, në Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së pestë të La Ligës

E përditshmja sportive madrilene, AS, ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Risi te Los Blancos është rikthimi i Cristiano Ronaldos në skuadër. Portugezi ka munguar në katër ndeshjet e para shkaku i suspendimit, përcjell Express.

Kurse, për shkak të lëndimit, Real Madridi në këtë ndeshje do të jetë pa katër lojtarë: Mateo Kovacic, Karim Benzema,  Jesus Vallejodhe  Theo Hernandezin. /Express/