Formacionet për ndeshjen Valencia – Barcelona

Formacionet për ndeshjen Valencia – Barcelona

Derbi i kësaj jave në La Liga do të zhvillohet ndërmjet Valencias dhe Barcelonës.

Barcelona sonte do të ketë ndeshjen më të vështirë të këtij edicioni në La Liga, kur në udhëtim do të luaj me Valencian.

Të dy këto skuadra kanë një start fantastik dhe sonte pritet një ndeshje shumë e mirë.

Valencia në rast fitores do t’i ofrohej Barcelonës në vetëm një pikë, ndërsa në anën tjetër katalonasit do të shkëputeshin në shtatë pikë.

Valencia është me skuadrën komplete në këtë ndeshje, ndërsa Barcelona do të jetë pa Ousmane Dembele të lënduar dhe Gerard Pique të suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45. /Express/