Shaqiri po gëzon formë të mirë me Stoke Cityn.
Mesfushori kosovar i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është treguar vendimtar në 6 ndeshjet e fundit të skuadrës së tij.
Për formën e mirë të 26-vjeçarit flasin edhe statistikat, shkruan Insajderi.
Shaqiri ka ndikuar në gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e fundit të tij të zhvilluara me Stoke Cityn këtë edicion në Premierligë.
‘Shaqa’ shënoi gol spektakolar në ndeshjen e fundit, ku Stoke u mposht me rezultat 2:1 në udhëtim ndaj Crystal Palace.
Kështu, Shaqiri në gjashtë ndeshjet e fundit, ka shënuar dy gola, dhe ka dhuruar 4 asiste.
Shaqiri deri tani ka realizuar 10 gola në karrierën e tij, gjatë tre sezoneve me Stoke Cityn. /Insajderi