Forcat Speciale të EULEX-it mund të qëndrojnë në Kosovë edhe pas 15 qershorit

Forcat Speciale të EULEX-it mund të qëndrojnë në Kosovë edhe pas 15 qershorit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit dhe siguri, EULEX, do të largohet nga Kosova më 15 qershor.

Megjithatë, ka konfirmuar se në vend ka gjasa të mbetet njësia e policisë speciale të EULEX-it. Sipas Tahirit, kjo njësi do të jetë më shumë e fokusuar në veri të vendit.

“Nga 15 qershori, s’do të ketë prokurorë e as gjyqtarë. Jemi duke e diskutuar për njësinë e policisë speciale. Nuk besoj që bëhet sepse të gjitha obligimet në raport me Gjykatën Speciale do t’i përmbushim si institucione. Kemi vullnet edhe mundësi që të bashkëpunojmë. Është gjykatë e krijuar me ligjet tona. Është parë më shumë për çfarëdo problemi që mund të jetë mes komuniteteve. Por e shoh të panevojshme sepse kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm të policëve mes komuniteteve shumicë dhe joshumicë”, është deklaruar Tahiri në Puls të KTV-së.