Forca të shtuara të policisë gjatë faljes së Kurban Bajramit në veri

Forca të shtuara të policisë gjatë faljes së Kurban Bajramit në veri

Shumë shqiptarë dhe të tjerë të besimit islam kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Si edhe në Bajramin e kaluar, qytetarët kishin improvizuar faljen në ambient të hapur, nën ligjëratën dhe faljen e hoxhës Cena Bala, i cili përcolli mesazhin për paqe dhe dashuri ndaj njëri tjetrit.

Gjatë gjithë kohës së faljes, janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së stacionit veri, si dhe pjesëtarët e KFOR-it.