“Forca” protestojnë kundër pronarit të ekipit

“Forca” protestojnë kundër pronarit të ekipit

Ekipi i futbollit Kosova e Vushtrrisë vetëm dy vite më parë ishte kampion, ndërsa sot  jo vetëm që po lufton për mbijetesë  por edhe po largohen lojtarët nga ekipi për shkak të mos pagesës nga ana e pronarit të klubit.

Tifozëria në shenjë revolte ka paralajmëruar protestë kundër pronarit. Këtë e kanë  bërë të ditur klubi i tifozëve “FORCA” përmes një postimi në Facebook.

Duke shprehur zhgënjimin e thellë për gjendjen aktuale të klubit,  në fund-listë të Superligës së Kosovës.

Ata kanë ftuar të gjithë anëtarët, simpatizantët e futbollit si dhe vet lojtarët e K.F Vushtrria që të marrin pjesë në protestë me 22 Janar duke filluar nga ora 13:00 në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri.