Fondacioni i Sorosit padit Hungarinë

Fondacioni i Sorosit padit Hungarinë

Fondacioni për Shoqëri të Hapur, themeluesi i të cilit është George Soros, ka ngritur padi pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë për shkak të ligjeve në Hungari.

Padia ka të bëjë me ligjet të cilat janë miratuar kohë më parë në Hungari, dhe janë të drejtuar kundër organizatave civile të cilat punojnë me refugjatët dhe kërkuesit e azilit, transmeton Insjaderi.com.

 

Drejtori i ekipit juridik të kësaj organizate James Goldstone ka deklaruar se aksioni juridik ka për qëllim t’i kundërshtojë ligjet të cilat kanë për qëllim t’i frikësojnë dhe ndalojnë zërat e pavarura në Hungari”, transmeton AP.

Ligjet, të quajtur “Ta ndalojmë Sorosin” janë miratuar në qershor, dhe parashohin burgim deri në një vit për njerëzit të cilët i ndihmojnë kërkuesit e azilit, derisa në Kuvendin e Hungarisë në korrik është lejuar futja e tatimit prej 25 për qind në ndihmë financiare apo materiale grupeve të cilat e promovojnë migracionin.

Siç pretendohet, Fondacioni i Sorosit po përkrahë disa nga grupet civile të cilat i ka shënjestruar kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili është i njohur për politikë të tij kundër migrantëve./Insajderi.com.