FOL: EULEX-i dështoi në luftimin e krimit e korrupsionit

FOL: EULEX-i dështoi në luftimin e krimit e korrupsionit

Lëvizja Fol ka vlerësuar se EULEX-in, misionin më të madh të Bashkimit Evropian  në Kosovë, e kanë përcjellë probleme shumë të mëdha që nga ardhja në Kosovë.

Petrit Zogaj, drejtor në FOL, ka thënë se ky mision është marrë me shumë pak raste.

“Eulex që nga  shpallja pavarësisë, për shtat vjet, është marrë vetëm me 47 raste në luftimin e krimit dhe korrupsionit, që i bie 6 raste në vit, që për të është shumë pak”, ka shtuar Zogaj.

Ai ka vlerësuar përformanca e EULEX-it ka rritur dyshimet se Kosova nuk mund të krijojë organe të forta të sundimit të ligjit.

Ndërkaq Krenar Gashi ka vlerësuar se misioni evropian është i dështuar.

“Mosbashkëpunimi i ndërsjellë i vendorëve dhe i ndërkombëtarëve në mes vete është arsye se përse Bashkimi Evropian si mision në Kosovë ka dështuar”, ka shtuar Gashi.