Fluturon mbi kulm me makinë

Fluturon mbi kulm me makinë

Një shofer ka përfunduar në kulm të një shtëpie në Kinë. Madje, ai kishte mbetur i ngujuar në makinë për një orë e gjysmë, derisa policia dhe ekipet e shpëtimit kishin mbërritur në vend të ngjarjes.

Incidenti ka ndodhur dje në qytetin Taixing dhe nuk raportohet për të vdekur apo lënduar.

Shoferi ka treguar se e kishte shkelur pedalin e gazit gabimisht në vend të frenit të këmbës në tentim për t’iu shmangur aksidentit me një biçikletë me tri rrota dhe disa udhëtarë.

Ai ka vozitur me shpejtësi duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kulmin e shtëpisë./Express/

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=I6nS3K8GPkQ”/]