Floyd Mayweather stërvitje në orën 4 të mëngjesit

Floyd Mayweather stërvitje në orën 4 të mëngjesit

Floyd Mayweather i vendosur për të fituar përballë Mc Gregor. Boksieri amerikan ka postuar disa foto në Instagram, teksa shihet që po zhvillon përgatitjet e fundit për supersfidën e datës 26 gusht kundër McGregor në T-Mobile Arena, në Las vegas.

E veçanta në stërvitjen e radhës të rekordmenit  është se Mayweather në fotot e postuara prej tij shihet që ushtrohet në orën 04:00 të mëngjesit.

Boksieri duket se nuk dëshiron t’ja lërë asgjë rastësisë edhe pse ai shihet si favorit përballë irlandezit, me këtë të fundit që pretendon se do ta mposhtë kundërshtarin e tij brënda katër raundeve.  Meyweahter i rikthet ringut pas një periudhe të gjatë pushimi.

Dueli i tij i fundit daton në shtator të 2015. Rekordmeni amerikan me 49 fitore dhe asnjë humbje duket shumë i vendosur për ta fituar duelin e shumëpritur, një gjë të tillë e verteton dhe stërvitja e tij në orët e para të mëngjesit, shkruan telesport.

Deri më sot Mayweather nuk ka njohur rivalë, nga ana tjetër irlandezi McGregor është bindur se do ta rrëzojë mitin. Cdo dilem do të marrë fund më 26 Gusht, në Las Vegas.