Flori Mumajesi tash ia nisë të këndoj edhe spanjisht

Flori Mumajesi tash ia nisë të këndoj edhe spanjisht

Këngëtari i mirënjohur shqiptar Flori Mumajesi, ka qenë mjaft aktiv në sezonin e verës 2017.

Verën, Mumajesi e filloi mjaft suksesshëm me një bashkëpunimin me Elinel, të titulluar “Në shpirt”.

Një javë pas bashkëpunimit me reperin kosovar, këngëtari nga Shqipëria ka publikuar edhe bashkëpunimin tjetër me Arilenën dhe Dj Vicky, “Nallane 3”.

Të dy bashkëpunimet e fundit të Mumajesit u pëlqyen nga fansat e këngëtarit.

E këngën më të re të publikuar ditën e enjte, është më ndryshe nga të gjitha këngët e realizuara nga Mumajesi.

Kënga e tretë për këtë verë ,“Karma”, është sërish bashkëpunim me tre artistë tjerë, Bruno, Klajdi dhe Dj Vicky dhe është e kënduar komplet në gjuhën spanjolle./Insajderi.com