"Kam pritur kërkim falje nga Kadri Veseli"

Flora Brovina i quan rrugaçë bashkëpartiakët që e fyen në përgjime

28.09.2016 17:23

“Ne më gjuhen e rrugaçëve nuk mbërrijmë një shoqëri demokratike. Gruan nuk guxon me ofendu e as me sha për shkak të ambicieve personale dhe njerëzve qe kanë ambicie. Është fjala për Bekim Haxhiun, i cili fol me kryetarin e GP duke më sharë . Unë asnjëherë nuk mund të krahasoi vetveten me nivelin aktual të tij”, ka theksuar Brovina.

Flora Brovina i quan rrugaçë bashkëpartiakët që e fyen në përgjime

Një muaj pas publikimit të përgjimeve të njohur si Dosja e Shefave në të cilën dëgjohet ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, dhe deputeti i kësaj partie, duke e fyer deputeten Flora Brovina, kjo e fundit vazhdon të ndihet e lënduar nga kjo gjuhë.

Thotë se ka pritur dhe pret ende nga kryetari i Kuvendit dhe kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, qe të reflektojë dhe t’i detyroj protagonistët e bisedës të kërkojnë falje publike.

Hatri i ka mbetur edhe në Forumin e Gruas të PDK-së, dhe në Grupin e Grave të deputeteve të Kuvendit, të cilat sipas saj, nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme për këtë çështje dhe ajo këtë veprim të tyre e quan qyqar.

Në një bisedë për Indeksonline, deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës, ka konfirmuar se do të mbetet pjesë e PDK-së, por që aktivitetin në këtë parti e ka ndërprere për sa kohë që nuk kërkohet falje publike. Thotë se ajo bisedë e ka lënduar nënën e saj dhe mijëra gra të cilat ajo i ka mbrojtur para dhe gjatë luftës.

“Jam e prekur më gjuhën e përdorur të dy njerëzve të partisë dhe mos reflektimi i mekanizmave qe duhet të ngrisin zërin kundër kësaj gjuhe. Së pari kam prit qe vet kryeparlamentari do të reflektojë dhe kryetari i ri i Grupit Parlamentar dhe në emër të grupit do të kërkohet falja jo për mua personalisht, por për ofendimin që i është bërë nënës time dhe familjes time, por edhe të gjinisë që e kam mbrojtur vazhdimisht.  Pres reflektimin njerëzor në rend të parë dhe guximin politikë qe partia t’i detyroj njerëzit të kërkojnë falje publike ashtu siç është dëgjuar fjalimi publikë. Ata kanë lënduar nënat e veta, gratë e veta motrat e veta, sepse më kanë lënduar mu qe pak a shumë simbolizon një rrugë të nisur drejt trasimit të gruas në shoqëri”, ka thënë deputetja Brovina.

Deputetja e PDK-së, ka thënë se me Grabovcin nuk është takuar dhe nuk është dëgjuar as në telefon. Sa i përket kërkim faljes e tij në Kuvend, ajo ka thënë se ai nuk e ka përmend emrin e saj, por i ka kërkuar familjes se vet falje.

Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për deputetin Bekim Haxhiu, për të cilin thotë se ai nuk ka qenë tutori, i cili duhet të monitorojë prezantimin e deputetëve në media, por e ka bërë për shkak të ambicieve të tij personale.

“Ne më gjuhen e rrugaçëve nuk mbërrijmë një shoqëri demokratike. Gruan nuk guxon me ofendu e as me sha për shkak të ambicieve personale dhe njerëzve qe kanë ambicie. Është fjala për Bekim Haxhiun, i cili fol me kryetarin e GP duke më sharë . Unë asnjëherë nuk mund të krahasoi vetveten me nivelin aktual të tij”, ka theksuar Brovina.

E sa i përket uljes se saj në ulëset e rezervuara deputetët e pavarur, Brovina ka thënë se më këtë gjest ka shprehë në mënyrën me të kulturuar pakënaqësinë e saj për atë çfarë ka ndodhur. /Indeksonline/