Flet ylli i Kosovës pas golit të parë për Dinamon e Zagrebin

Flet ylli i Kosovës pas golit të parë për Dinamon e Zagrebin

Amir Rrahmani është shprehur i lumtur me golin e shënuar në fitoren e Dinamos ndaj Slaven.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, çdo ditë e më shumë po bind me aftësitë e tij te Dinamo.

Ai e ka ndihmuar Dinamon e Zagrebit ta mposhtë 2:0 Slaven në Kroaci, duke shënuar golin e dytë në minutën e 66-të.

Ky ishte goli i parë i Rrahmanit në Ligë në Kroaci me fanellën e Dinamos, i cili është shprehur tejet i lumtur për këtë arritje.

“I lumtur për golin e parë në Ligë”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale./Express/