Flet vëllai i Oliver Ivanoviqit: E vërteta do të shkojë bashkë me të

Flet vëllai i Oliver Ivanoviqit: E vërteta do të shkojë bashkë me të

Vëllai i Oliver Ivanoviqit, Miroslav Ivanoviq, ka dhënë një deklaratë për “Sputnik” për vrasjen e vëllait të tij.

Miroslav Ivanoviç tha se vëllai i tij u vra me pesë të shtëna përpara ndërtesës në të cilën ndodhen zyrat e partisë së tij.

Ndër tjerash Miroslav Ivanoviq tregon se vëllai i tij Oliver nuk e mori seriozisht kur makina e tij u vu në zjarr në vitin e kaluar.

“Ai ishte i tillë. Oliver nuk ishte aspak ai tip që përhapte panik, kam frikë se disa detaje të cilat mund të jenë e vërteta rreth vrasjes së tij do të shkojnë së bashku me të nën tokë”, ka thënë Ivanoviq.

Po ashtu ai është shprehur se nuk kanë qenë të informuar nëse kohët e fundit ka marr ndonjë kërcënim, shkuran “Vesti”.

“Ne nuk e dimë nëse gjatë kësaj kohe ai ka qenë i kërcënuar, nëse ka ndodhur diçka tjetër gjatë kësaj kohe, kjo pasi që ai nuk ka folur asgjë. Por për çdo njeri të arsyeshëm, bazuar në të kaluarën e plotë të Oliverit dhe gjithçka që ka ndodhur më parë, mund të jetë e mjaftueshme për ta kuptuar. Unë nuk mendoj se duhet të ketë diçka tjetër për të thënë”, ka thënë Miroslav Ivanoviq. /Insajderi.com