Flet Thaçi pas takimit të delegacionit kosovar me Mogherinin

Flet Thaçi pas takimit të delegacionit kosovar me Mogherinin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se bashkë me udhëheqësit institucionalë dhe liderët e partive politike parlamentare, që janë pjesë e koalicionit qeverisës kanë takuar përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Në këtë takim rikonfirmuam përkushtimin tonë për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas Thaçit kjo do t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlanike.

“Kosova edhe në takimet e radhës do të jetë unike si në përfaqësim ashtu edhe në qëndrimet politike”, ka shkruar ai.