Flet ish-truproja e Mlladiqit, ja çfarë thotë për Arkanin

30.11.2017 09:25
Flet ish-truproja e Mlladiqit, ja çfarë thotë për Arkanin

Zhelko Razhnatoviq i njohur si Arkan kishte poshtëruar ushtarët serbë në Bosnje e Hercegovinë, dhe për këtë veprim gjenerali Ratko Mlladiq kishte kërkuar që ai të dëbohet nga ky vend, ka bërë të ditur Branislav Puhallo, shkruajnë mediet serbe.

Ish-komandanti i njësisë paramilitare Tigrat, derisa kishte marrë pjesë në luftën e Bosnjës, kishte rrahur me shuplaka dhe ua kishte rruar kokat ushtarëve serbë që ishin nën komandën e Ratko Mlladiqit.

Këtë pretendim e ka konfirmuar Branisllav Puhallo, ish-truproja i gjeneralit serb Ratko Mlladiq.

“Mlladiq nuk mund të pajtohej me mënyrën e tij të sjelljes. Arkani i rrihte ushtarët e Mlladiqit me shuplaka dhe ua rruante kokat. Pas këtij veprimi Ratko kishte kërkuar nga autoritetet që ta dëbojnë nga Bosnja”, ka shtuar Puhallo./telegrafi/