Flet i riu nga Prishtina të cilit shtylla e ndriçimit ia rrezikoi jetën

Flet i riu nga Prishtina të cilit shtylla e ndriçimit ia rrezikoi jetën

Një të riu në Prishtinë iu rrezikua jeta mbrëmë teksa po e shëtiste qenin e tij. Ai u kap për një shtylle te ndriçimit për të kaluar një gardh por shkarkimi i rrymës e përplasi për tokë. Një dëshmitar që kishte qenë aty afër thotë se Don Aganin rryma e gjuajti 1 metër larg.

Doli për shëtitje në ‘Breg të Diellit’ por një shtyllë e ndriçimit publik gati sa nuk i mori jetën. Don Agani përjetoi shok të shtunën në mbrëmje kur u mbajt për saj.

‘Tu e kapërcy gardhin mu ka shkarku elektriciteti prej shtyllës dhe më ka mbajt nja 10 sekonda shok’, shpjegon ai për Klan Kosovën.

Nga kjo goditje Agani ndjen dhimbje në duar dhe shpinë.

Për këtë arsye ai po mendon të padisë atë që është përgjegjës për këto shtylla.

Mirëpo paraprakisht ai ka hall tjetër.

‘Sa fëmijët qëndrojnë këtu tërë ditën e që është shumë, shumë rrezik”, thotë ai.

Dëshmitari i këtij incidenti ishte një komshi i tij.

“Isha në market dhe kur dola po e shoh këtë kojshijen që ishte i shtrirë në tokë’, tha Veli Raçi.

Ai incidentin po e përshkruan si fatal në rast se do i kishte ndodhur ndonjë fëmije.