Flet avokati i grupit Kumanova: Krejt kjo ka qenë e montuar

Flet avokati i grupit Kumanova: Krejt kjo ka qenë e montuar

Avokati i Grupit Komunava Naser Raufi ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës ka qenë i manipuluar.

Në një lidhje direket për emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova avokati Raufi ka thënë se krejt kjo ka qenë skenar i shërbimit sekret të Maqedonisë.

“As një provë e avokatëve nuk është pranuar dhe krejt kjo ka qenë e montuar, skenari i rastit ka qenë i shërbimit sekret të Maqedonisë”.

Po ashtu avokati Raufi ka thënë se “Do të ankohemi tek shkalla e dytë tek Gjyqi i Apelit në afat prej 15 ditësh”, është shprehur ai.

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Në mesin e të dënuarve janë edhe 16 shqiptarë të Kosovës ku tre prej tyre u dënuan me burg të përjetshëm. /Insajderi.com