Flamuri në gjysmështizë, për nder të viktimave të 11 shtatorit

Agim Rexhepi nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, tha se ky veprim është një përkujtim i sulmeve në ShBA.

Flamuri në gjysmështizë, për nder të viktimave të 11 shtatorit

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA, sot u ul flamuri amerikan në gjysmështizë nga Garda e nderit e Policisë së Kosovës, si dhe parakalimi i zjarrfikësve të Prishtinës me sinjalizime të ndezura në sheshin “Bill Clinton”.

Agim Rexhepi nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, tha se ky veprim është një përkujtim i sulmeve në ShBA.

Ai tha se populli amerikan ka bërë shumë për Kosovën dhe është obligim të solidarizohemi me ta.